SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Raportohet se ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi.
Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi të akuzuarit janë përfshirë në abuzime me tendera të ndryshëm dhe korrupsion.
Mes të arrestuarve janë Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet, Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet dhe Mehmet Qoshja, specialist për fondet.
Ndërsa Pirro Zogu, që rezulton se jeton jashtë vendit, është shpallur në kërkim.
Për dy zëvendës rektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton, është caktuar masa detyrim paraqitje.