Gjatë viteve të fundit, kryeqyteti ka pësuar një transformim urban, edhe në shtimin e hapësirave të këmbësorëve. Sheshi Skënderbej, ishte projekti i cili u transformua nga një zonë me trafik të rënduar në një hapësirë të gjerë për këmbësorët. Po ashtu, rruga “Murat Toptani”, është një nga rrugët më të vjetra këmbësore në Tiranë dhe një nga destinacionet e njohura për ecje.
“Projekti më i ri në kryeqytet, parashikon kthimin e ish-Bllokut në një zonë të këmbësorëve, ku fokus do të jenë hapësirat e ridizajnuara urbane. Në këtë projekt parashikohen të ridimensionohen rrugët “Ismail Qemali”, rruga “Brigada VIII”, si dhe rruga “Pjetër Bogdani”. Por çfarë parashikon ky projekt dhe cilat do të jenë ndryshimet që do të bëhen?”
Rruga “Ismail Qemali”, duke qenë një rrugë kryesore, do të ketë një korsi biçikletash dhe nga dy do të konceptohet në një rresht parkimi. Gjtihashtu në këtë rrugë, do të shtohen elementët si bordurat, element tjerë si ulëset e stolave për qytetarët, trafikndarëset e bicikletave. Ndërkohë ngjyrat do të jenë njësoj si të përdorura për ulëset e stolave të sheshit Skënderbej, apo Bulevardi Zogu i Parë.
“Ndërkohë në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada VIII”, rreshti i parkimit të makinave do të kthehet në një zonë dedikuar këmbësorëve. Kjo do të kontribuojë dhe në bizneset e zonës përpos faktit që do të jetë më e rehatshme për këmbësorët dhe më fleksibël.”
Projekti gjithashtu është i aplikuar në kryqëzimet e këtyre rrugëve dhe rrugës “Sami Frashëri”, si dhe përfshin disa rifinitura të rrugës “Vaso Pasha”. Po ashtu, përpara institucioneve arsimore do të realizohen sheshe të sigurta, të cilat do të mundësojnë akses më të lehtë dhe më të sigurt për fëmijët, duke reduktuar rreziqet nga trafiku dhe duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për prindërit dhe nxënësit./ Scan