Aktori amerikan fitues i Oscar-it, Gene Hackman, dhe bashkëshortja e tij Betsy Arakawa janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.
Gene Hackman mori dy çmime Oscar, dy çmime BAFTA, katër Golden Globe dhe një çmim të Sindikatës së Aktorëve të Ekranit.
Në një deklaratë nga Sherifi i Qarkut Santa Fe në New Mexico thuhet: Mund të konfirmojmë se si Gene Hackman ashtu edhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail. Ky është një hetim në vazhdim.
Hackman fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si Jimmy “Popeye” Doyle në trillerin e William Friedkin, The French Connection (1971), si dhe një tjetër Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor për portretizimin e Little Bill Daggett në filmin western të Clint Eastwood, Unforgiven (1992).