Weblajm ka siguruar pamjet e çiftit palestinez, prej të cilëve 24-vjeçarja u gjet e vrarë në një banesë me qira në Tiranë, ndërsa autor dyshohet partneri i saj.
Ata janë Ryyan Alwan 24 vjeçe dhe Fadi Alwan 49 vjeç, të dy nga Palestina.
Në këto pamje të kamerave të sigurisë të aeroportit të Rinasit, duket momenti kur të dy mbërrijnë në Shqipëri. Burri mban në çantë një shpinë me sende personale.
Çifti mbërriti në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit më datë 19 Shkurt përmes një fluturimi nga Gjermania, dhe kanë paraqitur dokumente greke.
Pak ditë më vonë, mendohet se 49-vjeçari goditi disa herë me thikë partneren 24-vjeçare duke e lënë të vdekur në banesën e marrë me qira. Trupi i saj i pajetë u zbulua dje, 27 Shkurt.
Ndërkohë, mendohet se 24-vjecarja mund të kishte 3-4 ditë e vrarë. Partneri I saj, që është dhe autori I dyshuar, është shpallur në kërkim. Rezulton se ai ka dalë nga Shqipëria disa ditë më parë dhe është larguar drejt Greqisë me linjë ajrore nga Aeroporti i Rinasit.