Hetimi për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe dyshime për korrupsion kanë bërë që Spak të marrë në gjykatën e tiranës dosjet e 2 gjyqtarëve.
WebLajm.com mëson se dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë.
Në hetim janë vendosur dy prokuror të tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M.
WebLajm.com ka mundur të lexojë përmbajtien e vendimit të ekzekutuar tashmë nga BKH dhe Policia dhe rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës.
Kryenin ekspertiza duke manipukuar provat dhe favorizonin të arrestuar në përballje ke drejtësinë.
Në 3 raste shpërdorimi detyrës, ushtrimi ndikimit është provuar. Ndërsa hetimet vijojnë për veprën penale të korrupsionit të magjistratëve dhe telefonat e sekuestruar e po ashtu edhe vendimet do ti nënshtrohen ekzaminimit nga BKH për të mbledhur prova.
Të hënën personat e dyshuar do të dalin para gjykatës së posaçme për tu njohur me masat dhe akuzat ndaj tyre.
Ky hetim në SPAK ndiqet nga prokurori Vladimir Mara dhe masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO gjyqtare Flora Harejdinaj.
Lexo më shumë
👇
Comments 1