Në mesin e personave të arrestuar me urdhër të SPAK që u finalizua mbrëmjen e së shtunës, është edhe Erdit Hazizaj, ish-kandidat i opozitës për Bashkinë e Roskovecit në zgjedhjet e 2023.
Hazizaj ka qenë më parë pjesë e Policisë së Shtetit dhe është larguar nga struktura e bluve në vitin 2022.
Sipas dosjes së SPAK, Erdit Hazizaj akuzohet për trafik droge, kultivim të bimëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Erdit Hazizaj ka mbajtur disa detyra të larta në Policinë e Shtetit, si Specialist Krimesh DVP Durrës, Shef Seksioni Ersekë, Shef Seksioni Pogradec, Oficer Specialist Krujë, Shefi Krimeve ndaj Jetës DVP Tiranë, Shef Stacioni Polican, Shefi Sektorit kunder krimit te organizuar DVP Berat, Specialist Hetimi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Bashkë me të urdhër-arresti ka edhe për shefa policie; Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë; Ervis Alisinanaj shef I krimeve në Lushnje dhe Elvis Dervishi, shef I kufirit në Sarandë. Ky I fundit është shpallur në kërkim, ndërsa të tjerët janë arrestuar.
Mandat arrestet ndaj tyre u lëshuan pas zbërthimit të komunikimeve elektronike në Sky Ecc ku u zbulua përfshirja e tyre në rastet e trafikut të drogës si grup i strukturuar dhe vepra të tjera.
Comments 1