Skype, aplikacioni popullor i video-telefonatave dhe me përdorim të gjerë në mbarë botën, tashmë do të mbyllet.
Lajmi bëhet i ditur nga Microsoft, që e zotëron këtë platformë, duke theksuar se Skype do të mbyllë tërësisht shërbimin në muajin Maj 2025.
Komunikimet që ofronte kjo platformë, në vijimësi do të ofrohen përmes “Microsoft Teams”, që do të ketë të njëjtën tipologji si Skype, pra video-telefonata veçmas apo në grup, shkrim mesazhesh, dërgim foto-video etj.
Microsoft bën të ditur se përdoruesit e Skype do të mund të aksesojnë në platformën tjetër “Microsoft Teams” përmes llogarisë që kanë në Skype.
Skype doli për herë të parë në treg në vitin 2003 në Estoni, ndërsa në vitin 2011 u ble nga kompania amerikane Microsoft për 8.5 miliardë Dollarë.
Ky është fundi i një historie të lavdishme prej 2 dekadash.