Igli Tare duket se është favorit dhe një hap më pranë Milanit.
Ai aspiron për t’u bërë drejtori sportiv i kuqezinjve.
Në garë për këtë post të rëndësishëm janë edhe Andrea Berta dhe Fabio Paratici.
Drejtuesit e Milanit janë takuar me të tre kandidatët.
Gazetarët sportivë italianë raportojnë se më shumë shanse për t’u bërë drejtor sportiv i Milanit ka shqiptari Igli Tare.
Kujtojmë se më parë ai ka qenë për shumë vite drejtori sportiv i Lazios.