Kryebashkiaku i Tiranës do të dalë para Gjykatës së Apelit të Posaçëm në lidhje me ankimin e bërë prej tij për të hequr masën e sigurisë “arrest në burg” dhe caktimin e një mase më të lehtë.
Apeli për të shqyrtuar kërkesën e Veliajt është caktuar më datë 11 Mars.
Gjyqtari i çështjes do të jetë Engert Pëllumbi.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe apeli për biznesmenët e akuzuar në këtë dosje.
Erion Veliaj qëndron në qeli që prej 10 Shkurtit kur dhe u arrestua me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, të cilat kryebashkiaku i Tiranës i kundërshton.