Shkencëtarët e kanë përshkruar momentin “Eureka” kur zbuluan se si një ilaç i zakonshëm mund të parandalojë përhapjen e disa llojeve të kancerit.
Bëhet fjalë për aspirinën, që sipas studimeve, është arritur në konkluzionin se forcon sistemin imunitar dhe identifikon e eleminon qeliza të rrezikshme kancerogjene.
Testet laboratorike vazhdojnë ende për të mësuar nëse aspirina ka potencial për të parandaluar rishfaqjen e kancerit te pacientët.
Megjithatë, shkencëtarët këshillojnë që aspirina të mos përdoret pa këshillimin e mjekut për shkak të efekteve anësore, të tilla si hemoragjia.
Ky zbulim i deritanishëm u botua në revistën shkencore “Nature” dhe u financua nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore dhe fondacioni “Wellcome Trust” me bazë në Londër.