Në një përgjigje për weblajm.com prokuroria e posaçme ka sqaruar se lajmet e shpërndara për autorizim arresti ndaj deputetit Balla dhe deputetes Bushka janë të pavërteta (fakenews).
Prej disa orësh qarkullon lajmi i dorëzimit të një kërkese për arrest e kontroll ndaj dy deputetëve, por një kërkesë e tillë është mohuar nga Spak.
z.Balla është aktualisht ministër ndërsa ai është denoncuar nga Kreu PD z.Berisha për lidhje me bandat dhe komunikimet sekrete Skyecc.
Emri i Ballës nuk është regjistruar në regjistrin e personave në hetim, ndërsa pretendimet për përfshirjen e tij me krimin dhe komunikimet skyecc vijojnë nga spak.

Nga ana tjetër deputetja Klotilda Bushka kreytarja e komisionit të ligjeve është zyrtarisht në hetim nga spak. Ndaj saj ska një masë dhe hetimi është në gjendje të lirë për llogari të proçedimit me kryebashkiakun Erion Veliaj.