Nuk ka lajme, por videoklipe
Nuk ka informacion, por propagandë
Nuk ka analiza, por statuse Facebook-u
Nuk ka objektivitet, por militantizëm
Nuk ka fakte, por opinione personale
Nuk ka pyetje, por skenarë të gatshëm
Nuk ka lajme nga terreni, por raporte nga Instagrami
Nuk ka investigim, por grimim
Nuk ka përballje argumentesh, por linçim publik
Nuk ka kritika, por konspiracione
Nuk ka skandale, por kriza të menaxhuara nga PR
Nuk ka të vërteta, por narrativa
Nuk ka gazetarë, por influencerë
Nuk ka redaksi, por agjenci PR
Nuk ka publik të informuar, por tifozeri të indoktrinuar
Nuk ka gazetari, por spektakël
Nga Lutfi Dervishi
