Pas dy ditë mbledhje në Pallatin e Brigadave, weblajm.com mëson se Partia Socialiste këtë të dielë ka një tjetër agjendë të ngjeshur.
Në vilën qeveritare 30, Kryesocialisti Rama do të firmos listën e deputetëve në rang vendi duke e diskutuar atë me drejtuesit e qarqeve.
Ndërsa nga 140 garues, më pak se 20 prej tyre do të kenë një vend të sigurt dhe mandat të fituar pas 11 Majit.
WebLajm.com mëson se në listë të mbyllur (sigurt) do të jenë drejtuesit e qarqeve, pra 12 drejtues dhe drejtuesi i diasporës.
I vetmi qark që ka më shumë se një drejtues është Tirana.
Aktualisht në Tiranë janë Erion Veliaj, Elisa Spiropal, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxhën.
Teksa Veliaj ka ende mandatin e Kryebashkiakut, nuk dihet se kush nga pesë drejtuesit e qarkut Tiranë do të ketë emrin në listën e mbyllur.
Deputetë në Listë të Mbyllur për zgjedhjet 11 Majit 2025
Qarku Tiranë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhe Kombinatn Erion Braçe njësia 5 dhe Ervin Hoxha njësia 2
Qarku Durrës: Emirjana Sako
Qarku Shkodër: Benet Beci
Qarku Lezhë: Ulsi Manja
Qarku Kukës: Eduart Shalsi
Qarku Elbasan: Arbjan Mazniku
Qarku Fier: Belinda Balluku
Qarku Vlorë: Bledi Çuçi
Qarku Berat: Ervin Demo
Qarku Korçë: Niko Peleshi
Qarku Dibër: Blendi Klosi
Qarku Gjirokastër: Mirela Kumbaro
Diaspora: Taulant Balla
Ndërkohë kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, ende ska vendosur nëse do të jetë në listë të hapur për mandatin e tij apo në listë të mbyllur.