Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lajmëruar se sot transporti me autobus në kryeqytet për gratë dhe vajzat do të jetë falas.
“U lashë porosi kolegëve të Bashkisë që të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan ai.