Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 54-vjecare.
Socialisti jetonte prej disa vitesh tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë karrierës së tij, Harasani ka mbajtur funksione të ndryshme.
Në periudhën 2002-2005 ka qenë drejtor I Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Andis Harasani ka mbajtur mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2009 nën siglën e PS.
Ish-deputeti vuante nga një sëmundje e rëndë vitet e fundit.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë bashkëshortja e tij.
“Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!
Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim”, shkruan znj.Suela Harasani.
