Një premtim jo vetëm i pambajtur, por një abuzim i hapur gati edhe tallës me mijëra banorë të Mirditës dhe Dibrës. Aksi rrugor “Perlat-Fushë Lurë – Arras”; do duhej të kishte përfunduar që në fillim të marsit 2025, por situata është kjo.
Me sa duket miliona euro të dhëna në kuadër të programit “AITP”, me mbështetjen e BERZH; kanë përfunduar diku tjetër. Rruga në fjalë të mbetet rrugëve dhe qindra familje e mijëra banorë të zonave që preken, me sy e veshë se çdo të bëhet. Ndërkohë, në përgjigje të pyetjeve i janë adresuar prej 6 muajsh Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ Albanian Development Fund dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nga përgjigja e FSHZH, thuhet se përfundimi i veprës do të ndodhë më 27 Mars 2025.
Në aksin në fjalë për rreth 2 vite nuk është realizuar as gjysma e punimeve ndërkohë që kanë mbetur edhe fare pak ditë nga afati. Banorët e zonave që preken sidomos por edhe në tërësi mirditorët dhe dibranët, kanë paralajmëruat ti bëjnë bllokadë çdo zyrtari apo shtetari, të mos i shkelë këto anë për vota pa ndërtuar e përfunduar rrugën.

Dy muaj më parë, deputetje Elda Hoti, e përmendi në Kuvendinne Shqipërisë gjatë një debati me ministren Belinda Balluku, teksa kjo e fundit tha se përfundimi i kësaj rruge do të dorëzohej sipas afateve të caktuara, duke theksuar se aty po punohet, por që të paktën prej 6 muajsh asnjë mjet apo forcë punëtore nuk duket në zonë.
Për më tepër, banorët e zonës thonë se një pjesë e mirë e punonjësve edhe nuk janë paguar për muaj të tërë, të cilët kanë bojkotuat punimet.