Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur rreth orës 09:35 në ambientet e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg në një masë më të lehtë.
Veliaj kundërshton akuzat dhe thotë se është në qeli pa gjyq.
Kryebashkiaku i Tiranës qëndron në qeli prej 1 muaji kur u arrestua më urdhër të SPAK.
Seanca e sotme në Apel që drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi pritet të zgjasë disa orë. Vetë Veliaj ka paralajmëruar se do të thotë gjithë argumentet e tij kundër akuzës.
Spak sot do të shprehet nëse pranon apo jo kërkesën e Veliaj për përjashtimin e prokurorit Ols Dado.
Ndër masat që priten, janë: Lënie në fuqi e arrestit, Kalim i Veliaj në Arrest Shtëpie si dhe Bllokim pasaporte e detyrim paraqitje.
Konsulenti amerikan Joshua Robert nuk u pranua në senacë me vendim të gjykatës.