Seanca në Apelin e GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12:30.
Nga burime brenda seancës mësohet se organi i akuzës paraqiti prova të tjera ndaj Veliajt, për të cilat avokatët mbrojtës të kryebashkiakut kërkuan kohë që të njihen me to dhe t’i shqyrtojnë për të vijuar mbrojtjen.
Në këtë mënyrë, gjykatësi Engert Pëllumbi vendosi shtyrjen e seancës për të mërkurën për t’i lënë kohë avokatëve të shqyrtojnë këto prova.
Ndërsa Veliaj nuk foli për asnjë moment gjatë gjyqit të sotëm.
Seanca ditën e sotme nisi në orën 10:00 dhe zgjati për rreth 7 orë.
Erion Veliaj kërkon heqjen e masës arrest në burg dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë, për shkak se thotë që është burgosur pa gjyq.