Pasi dha dorëheqjen si Kryeministër i Kanadasë, Justin Trudeau u filmua nga kamerat duke dalë nga Parlamenti në një mënyrë të pazakontë, me gjuhën jashtë dhe duke marrë me vete karrigen e tij.
Sipas traditës në Kanada, ligjvënësit kanadezë lejohen të marrin karriget e tyre me vete kur largohen nga Parlamenti.
Justin Trudeau, gjatë fjalës së tij teksa jepte dorëheqjen, theksoi “arritjet” e Partisë Liberale gjatë dekadës së fundit.
“Jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi arritur gjatë këtyre 10 viteve për klasën e mesme dhe për ata që punojnë fort për t’u bërë pjesë e saj”, tha Trudeau.