Shumë zhurmë për asgjë❗️
Përse mllefoseni nëse nuk jeni në listë të sigurt???
Nëse keni fituar në primare, atëherë fitoni sërish me votat tuaja në një listë të hapur kë 11 Maj. Nuk i keni borxh askujt!
Të votohesh në primare e të kesh frikë nga vota?!!
Lista e sigurt është vend pune nga kryetari, jo një post deputeti i zgjedhur me mbështetje personale. Ndaj, po patët guxim, fitoni vetë!
Për PD:
Nëse besoni te vlerat dhe përfaqësimi, provoni forcën tuaj në garë!
Për PS:
E ç’do të jesh deputet kur në 2-3 mandate nuk ke lënë asnjë gjurmë? Ikni vetë, para se t’ju heqin!
Çdo votë duhet të jetë një ndëshkim nëse në lista të mbyllura futen ata që nuk kanë asnjë lidhje me zonat apo që nuk i voton as fisi i tyre!
Më 12 Maj do të kemin 120 të puënësuar dhe 20 të zgjedhur me votë.