Presidenti Donald Trump ishte në një takim në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin irlandez kur diçka i tërhoqi vëmendjen, çorapet e zv/Presidentit JD Vance.
Nënpresidenti JD Vance kishte veshur çorape me simbolin e shamrock-ut, në nder të vizitës së kryeministrit të Irlandës.
Presidenti Trump po fliste për inflacionin kur i tërhoqën vëmendjen çorapet e JD Vance.
Në një video, Trump dëgjohet të thotë: “Më pëlqejnë këto çorape. Si është puna me këto çorape? Po përpiqem të përqëndrohem, por jam shumë i impresionuar nga çorapet e nënpresidentit.”