Garazhi i një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
WebLajm mëson se zjarri ka rënë në garazhin e pallateve “Fratari”.
Për pasojë një automjet u përfshi nga zjarri. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe policia.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. Do të pritet vendimi i autoriteteve kompetente për të zbuluar arsyen e rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.