Një ngjarje e rëndë është shënuar në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e një zjarri në një lokal kanë humbur jetën të paktën 50 persona.
Ndërsa shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Siç raportojnë mediat vendase, shkak për përhapjen e flakëve në lokalin e natës ka qenë përdorimi i mjeteve piroteknike. Në momentin e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, diskoteka ishte e mbushur plot me njerëz.
Mediat lokale raportojnë se pas shpërthimit të zjarrit kanë mbërritur një numër i madh i zjarrfikësve, ambulancave dhe ambulancave dhe prania e policisë.