Korça sot është zgjuar e mbuluar nga dëbora. Fenomen atipik për stinën pranverore.
Reshjet e shiut dhe borës kanë rënë me intensitet gjatë gjithë natës duke zbardhur qytetin dhe kryesisht zonat malore.
Megjithatë, kjo situatë nuk ka shkaktuar problematika në qarkullim.
Akset rrugore janë të kalueshme dhe kompanitë kontraktore të pastrimit të rrugëve kanë mbajtur situatën nën monitorim duke marrë masat përkatëse.