Shqipëria do të luajë nesër në orën 20:45 sfidën ndaj Anglisë në stadiumin Uembli, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Ekipi kuqezi mbërriti në Angli mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkohë që sot do të zhvillojë stërvitjen në orën 19:00 në stadiumin Uembli, ku dhe do të luhet sfida.
Përpara seancës stërvitore, trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë shtypi për gazetarët.