Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë nipin 29-vjeçar të ish-ministrit Lefter Koka.
Sipas policisë, Haki Koka 29 vjeç, u prangos për armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu zhvilluan një kontroll në banesë ku gjetën një pistoletë me municion luftarak që i mbante pa leje.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.
Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
