Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër të rinjve ka ndodhur në Fushë Prezë të Tiranës rreth mesnatës.
Një veturë e drejtuar nga një 25-vjeçar me 3 pasagjerë brenda, u përfshirë nga flakët e zjarrit pas përplasjes me një betoniere.
Si pasojë e zjarrit, katër të rinjtë humbën jetën. Ndërsa shoferi i betonieres, një 24-vjeçar i cili u largua pas aksidentit dhe kishte braktisisi mjetin, u gjet nga policia disa orë më vonë dhe pas arrestit po merret në pyetje.
Viktimat shok e të afërm
Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi (viktimat)
Shoferi i arrestuar
Aleksandër Krrashi(drejtuesi i betonieres).




FOTO NGA AKSIDENTI
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.