Një burrë australian me probleme të rënda të zemrës u bë personi i parë në botë që mbijetoi mbi 100 ditë me një zemër totalisht artificiale përpara se t’i vendosnin një zemër donatore, njoftuan studiuesit dhe mjekët.
BiVACOR “Total Artificial Heart” u krijua nga shkencëtari australian Dr. Daniel Timms dhe është pajisja e parë në botë që mund të veprojë si një zëvendësim i plotë për zemrën e njeriut, duke riprodhuar të dyja anët e organit.
Operacioni gjashtëorësh u zhvillua në fund të nëntorit 2024 në Spitalin e Shën Vincentit të Sidneit dhe pacienti 40-vjeçar priti mbi 100 ditë për një zemër donatore ndërsa kishte zemrën BiVACOR.

“Zemra totalisht artificiale” u projektua si një urë për të mbajtur pacientët në jetë derisa të bëhet i mundur transplantimi i zemrës nga donatorët, por qëllimi i Timms është që pajisja artificiale një ditë të bëhet një zgjidhje e përhershme.
St Vincent e quan BiVACOR “një pajisje titani me një pjesë të vetme lëvizëse, pa valvula dhe një sistem pezullimi pa kontakt, i projektuar për të eliminuar konsumin mekanik”.
Pacienti ishte personi i gjashtë në botë që mori “zemrën artificiale” dhe australiani i parë që iu nënshtrua procedurës dhe priti mbi 100 ditë për një zemër donatore.
Ai iu nënshtrua një operacioni për një transplant zemre nga donatorët këtë muaj dhe është në procesin e rikuperimit.
Marrë nga SCAN