Komiteti Shqiptar i Birësimeve ka shkelur ligjin duke detyruar emigrantët shqiptarë për të kontraktuar agjenci për të birësuar një fëmijë. Ndërsa në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar në kufijtë e një skandali, se këto agjenci kanë ushtruar aktivitet pa licencë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në gjetjet e tij përgjatë auditimit tek Komiteti Shqiptar i Birësimit ngre një alarm i cili në pamje të parë duket një shkelje administrative, por ngre një pikëpyetje mjaft të madhe për filtrat e kontrollin e këtij procesi.
Ky raport i siguruar nga emisioni “FactCheck’’ thotë “KSHB ka vijuar të kryejë procedura birësimi me agjencitë ndërmjetësuese të huaja edhe pas përfundimit të vlefshmërisë së licencave të tyre, pavarësisht përcaktimeve ligjore, duke u lejuar atyre ushtrimin e veprimtarisë së birësimit në vendin tonë pa licencë dhe kryer birësimin ndërvendas të 9 (nëntë) fëmijëve. Nga ana tjetër, KSHB nuk ka ushtruar asnjëherë mbikëqyrje të veprimtarisë së këtyre agjencive në vendin tonë, sa i takon përbërjes, funksionimit dhe gjendjes së tyre financiare, sikurse kërkohet nga ligji për birësimet.
Një tjetër gjetje e cila krijon kosto të larta për shqiptarët që duan të birësojnë një fëmijë por jetojnë jashtë, është edhe mos pranimi i aplikimeve të tyre direkt në Komiteti.
Kontrolli i Lartë i shtetit thotë “Në ligjin për birësimet parashikohet se, shtetasit shqiptarë rezident jashtë vendit dhe që duan të birësojnë mund ti drejtohen direkt Komitetit për të kryer këtë proces, me kusht që vendimi gjyqësor shqiptar i birësimit të sjellë pasoja juridike në vendin e tyre të rezidencës. KSHB, në këtë drejtim, nuk ka zbatuar ligjin gjithmonë në mënyrë uniforme, duke detyruar shtetasit shqiptarë të aplikojnë përmes agjencive ndërmjetësuese të huaja ku, ata detyrohen të paguajnë tarifa shumë të larta krahasuar me tarifën që duhet të paguajnë në rast se aplikojnë direkt në Komitet”.
Kjo që shihni në pamje është një tabelë e shifrave të paktën në 4 vite të birësimeve realizuar nëpërmjet agjencive. Ku KLSH thotë “Procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, i ndryshuar. Sipas të dhënave vitet e fundit ka patur një rritje të kërkesave nga familjet adoptuese të interesuara për birësim, brenda dhe jashtë vendit, ku gjatë katër viteve e fundit 2018 – 2022 në total janë realizuar 68 birësime nga të cilat 24 birësime ndërvendase nëpërmjet agjencive agjencitë birësuese të dhe 44 birësime vendase”. /MCN Tv