Kombëtarja shqiptare e futbollit u përball me Anglinë në stadiumin legjendar “Wembley” në Londër, në ndeshjen hapëse të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, me rreth 20,000 tifozë shqiptarë që mbështetën ekipin kombëtar, duke krijuar një mjedis kuqezi në zemër të Londrës.
Ndeshja filloi me intensitet të lartë, me të dyja skuadrat që kërkonin të merrnin kontrollin e lojës. Në minutën e 20-të, Anglia kaloi në avantazh me një gol të shënuar nga Lewis-Skelly. 90 minutshi u mbyll me rezultatin 2-0, ku në “Wembley” të Londrës Shqipëria u mposht nga vendasit e Anglisë me golat e Lewis-Skelly dhe Harry Kane.
Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë për të barazuar rezultatin, pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Anglezëve.
Formacionet zyrtare të ndeshjes ishin:
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Konsa, Burn, Lewis-Skelly; Rice, Jones; Foden, Bellingham, Rashford; Kane.
Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani; Asani, Laçi, Bajrami; Uzuni.
Pavarësisht rezultatit, prania e madhe e tifozëve shqiptarë dhe mbështetja e tyre e zjarrtë treguan edhe një herë pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj Kombëtares.