Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkuar sot në varrin e babait të tij ku vendosi një kurorë me lule, pas leje që i dha Gjykata e Hagës.
E njëjta gjykatë që dy ditë më parë nuk e lejoi Thaçin të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit, sot i dha leje që të shkonte në varrin e tij në Burojë të Skënderajt.


“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falenderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Hashim Thaçi në kurorën me lule që vendosi në varrin e babait të tij.
Ish-Presidenti shoqërohet nga forcat e EULEX-it në këtë vizitë në Kosovë.
