Shenja e zogut blu të Twitter-it, e cila dikur ishte e montuar në fasadën e selisë së kompanisë së mediave sociale në San Francisko, tani e njohur si X, u shit në ankand të enjten për 34,325 dollarë.
Synimi ishte që kjo logo të shitej për 40,000 dollarësh, por shuma nuk u arrit.
Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, e bleu Twitter-in në vitin 2022 dhe e riemërtoi në X, duke e pajisur me një logo të re.
Ribrandimi dhe pronësia e re kanë rezultuar katastrofike për vlerën e kompanisë. Deri në dhjetorin e kaluar, vlera e rrjetit social X kishte rënë me 72% nga çmimi që Musk pagoi për Twitter-in. Humbja e identitetit të markës, e shkaktuar nga heqja e logos së zogut blu dhe emrit të vjetër, ka qenë gjithashtu e kushtueshme.