Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar zyrtarisht dhe akuzuar për korrupsion pasi doli përpara gjykatës.
Imamoglu, një rival i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, u ndalua të mërkurën, vetëm disa ditë para se të zgjidhej si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Ai i mohon akuzat, ndërsa protesta masive kundër arrestimit të tij kanë vazhduar për katër netë radhazi.
Policia hodhi gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit e shumtë në mbështetje të kryebashkiakut të Stambollit.
Duke brohoritur “të drejta, ligj, drejtësi”, njerëz të të gjitha moshave sfiduan ndalimin e qeverisë për tubime, për të protestuar kundër arrestimit të Imamoglu që e konsiderojnë të paligjshëm.
Në Ankara dhe Izmir, policia përdori makina me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Imamoglu akuzohet nga Prokuroria e Stambollit për korrupsion dhe mbështetje të terrorizmit.