Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet të parkuar në Krujë.
Automjeti ka qenë i parkuar kur ka ndodhur shpërthimi, rreth orës 03:20 të mëngjesit.
Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë së Krujës:
Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.