Mes 16 kandidatëve të dërguar për verifikim të thelluar nga KQZ në Prokurori, rezulton se disa prej tyre kanë qenë të dënuar me burg, kanë ndryshuar emrin dhe mbiemrin, janë nën hetim për evazion fiskal, janë dëbuar nga vendet e BE-së apo janë prangosur për veprën penale të vjedhjes. WebLajm.com ka zbardhur formularët e dekriminalizimit, ku rezulton se kandidatët e partive kryesore, si PS dhe PD, nuk janë në këtë listë.
Ndërkohë, partitë e reja, si ato të Lapajt, Shehajt dhe Qorrit, kanë numrin më të madh të personave me të shkuar në konflikt me ligjin. Nuk mungon as Partia Social Demokrate e Biznesmenit Tom Doshi me katër kandidatë.

Zgjedhjet 2025 – KSHZ cakton sasinë e fletëve të votimit nga jashtë dhe dërgon për verifikim të thelluar 16 kandidatë për deputetë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Nga përpunimi i të dhënave në Platformën Elektronike të Regjistrimit, rezulton se numri i zgjedhësve të regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808. Referuar nenit 97, pika 4 të Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2 përqind. Ndaj, sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për votimin nga jashtë është 250.724 fletë votimi në total
KSHZ vendosi caktimin e Vendit të Numërimit të Votave nga Jashtë në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”.
U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit të 1 anëtari, Partia Demokratike të 2 anëtarëve dhe Partia Socialdemokrate të 1 anëtari.
Në seancën e sotme, Komisioneri vendosi kryerjen e verifikimit të thelluar për 16 kandidatë për deputet në zgjedhjet për Kuvend:
- Z Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë;
- Z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë;
- Z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër;
- Z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Elbasan;
- Z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku, Kukës;
- Zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
- Z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;
- Z. Entela Skënder Sula, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, qarku Tiranë;
- Z. Erjon Ismail Selmani, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë;
- Z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Qarku Fier;
- Z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, Qarku Shkodër;
- Z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër;
- Z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Vlorë;
- Z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Lezhë;
- Z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate” Qarku Shkodër;
- Z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë;
Këtu janë disa nga formularët e kandidatëve të dërguar për verifikim:











