Njihuni me 28 Kryetarët e Partive dhe Koalicioneve që do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit, nga Rama e Berisha te emra që nuk i njeh askush. Zgjedhjet e 11 Majit pritet të sjellin në garë një numër të madh partish, mes të cilave edhe disa me aktivitet të paktë ose të panjohur për publikun e gjerë. Disa prej tyre aktivizohen vetëm në prag zgjedhjesh, ndërsa të tjera janë kaq diskrete saqë vetëm anëtarët e tyre i njohin.
“WebLajm” sjell një listë të 28 partive, koalicioneve dhe kryetarëve të tyre, të cilët do të konkurrojnë për pushtetin në këto zgjedhje. Nuk mungojnë as parti si ajo komuniste, ajo e punëtorëve apo e minoritetit grek.
Lista e partive dhe kryetarëve të tyre:
- Lëvizja Bashkë – Arlind Qori
- Mundësia – Agron Shehaj
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – Edi Rama
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) – Zef Bushati
- Partia Unitetit Kombëtar (PUK) – Idajet Beqiri
- Lëvizja Atdheu (LA) – Kreshnik Osmani
- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH) – Tanush Kaso
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë (PMDPSh) – Kadri Isufaj
- Fronti i Majtë (FM) – Marko Dajti
- Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) – Qemal Cicollari
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve (PMDE) – Ymer Kurti
- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare (PRDSH) – Krenar Rryçi
- Partia Ardhmëria Shqiptare (PASH) – Emin Subashi
- Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane (ABDE) – Valentino Mustaka
- Partia Aleanca Demokratike Shqiptare (AD) – Eduart Abazi
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – Edmond Stojku
- Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (ADS) – Gaqo Apostoli
- Partia Socialdemokrate (PSD) – Tom Doshi
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – Elena Kocaqi
- Partia Aleanca Socialiste Shqiptare (PASSH) – Gëzim Alibali
- Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) – Kristo Kiço
- Koalicioni Euroatlantik (KEA) – Endri Hasa
- Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – Sali Berisha
- Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj (Nisma-SHB) – Adriatik Lapaj
- Djathtas për Zhvillim (DZH) – Kolegji Politik
- Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë (AKPSH) – Altin Goxhaj
Koalicionet e regjistruara dhe partitë përbërëse të tyre:
- Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj” – përbëhet nga:
- Lëvizja Shqipëria Bëhet (LSHB)
- Nisma Thurje
- Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare (LDPSH)
- Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” – përbëhet nga:
- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK)
- Partia Djathtas 1912
- Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – përbëhet nga 26 parti, përfshirë:
- Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)
- Partia e Lirisë (PL)
- Partia Republikane Shqiptare (PR)
- Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
- Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë (PAA)
- dhe 20 parti të tjera.
Në total, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar 49 parti politike dhe 3 koalicione që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Këto subjekte janë pjesë edhe e përfitimit të fondeve publike që ndaj KQZ.
Comments 1