Dy drejtues mjetesh janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre në Kamzë.
Njëri prej tyre u dhunua me sende të forta dhe u dërgua në spital.
Policia gjeti në vendngjarje edhe një gëzhojë arme, por nga të shtënat nuk ka të plagosur.
Drejtuesi i automjetit të dytë u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.