Shqipëria ka fituar 3 me 0 ndaj Andorras në “Arena Kombëtare”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë ishin të “uritur” për gola pas humbjes 2 me 0 ndaj Anglisë në Londër të premten që sapo lamë pas.
Dy golat e parë u shënuan nga Rey Manaj.
I pari në minutën 9’ pas një krosimi në zonë nga Asllani dhe Manaj realizoi me kokë.
Goli i dytë u finalizua në minutën 19’ pas një driblimi fantastik në zonë nga Broja, i cili dha asist për Rey Manajn.
Në minutat e fundit shtesë, në të 92’, Myrto Uzuni shënoi golin e tretë duke vulosur fitoren e kuqezinjve.