Piramidat e Gizës, simbole të Egjiptit të lashtë, janë të mbuluara me mister për faktin se si janë arritur të ndërtohen.
Në thelb janë varre të faraonëve të cilat janë ndërtuar rreth 5000 vjet më parë.
Kërkimet e fundit arkeologjike përmbysin teoritë tradicionale. Poshtë piramidave janë zbuluar dhoma të fshehura dhe struktura të mëdha 648 metra nën tokë.
Në vitin 2022, një ekip arkeologësh, i udhëhequr nga Corrado Malanga nga Universiteti i Pizës dhe Filippo Biotti nga Universiteti i Strathclyde në Skoci, përdorën teknologjinë më të fundit për të zbuluar nëntokën e Gizës. Zbulimi më tronditës erdhi në vitin 2023. Shkencëtarët gjetën 5 struktura cilindrike vertikale pranë bazës së piramidës së Khafre.
Më poshtë u gjetën tetë boshte të zbrazëta, dredha-dredha, të shtrira për 648 metra dhe të lidhura me dy struktura të mëdha 80 metra të gjera.
Ky rrjet nëntokësor 2 km i gjatë shkon poshtë të tre piramidave të Gizës, gjë që ngre pyetjen: Për çfarë qëllimi shërbenin këto struktura?
Zbulimi i skeleteve pranë piramidave dëshmon se ndërtuesit e këtyre megastrukturave mund të kenë ardhur nga zona përtej kufijve të Egjiptit.
Skeletet, të zbuluara në Mars 2025, e kanë pasur origjinën nga Nubia (një rajon në jug të Egjiptit) dhe datojnë rreth vitit 3000 para Krishtit, pra para ndërtimit të piramidave.
Ky zbulim sfidon teorinë tradicionale se piramidat janë ndërtuar nga punëtorët vendas.
Nëse ndërtuesit vinin nga Nubia, kjo mund të nënkuptojë se piramidat nuk janë ndërtuar ekskluzivisht nga egjiptianët, por nga një grup punëtorësh të huaj.
The Pyramids of Giza in 3D and 360°pic.twitter.com/phkIQvSfSo
— Universe (@OhUniverse_) March 21, 2025