Prokuroria e Tiranës shpall pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, akuzohen për dhunimin e rëndë të 26-vjeçares Klea Prenga, ngjarje e ndodhur gjatë verës së vitit 2024.
Lexo më shumë
Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Megjithatë, duke qenë se gjykimi po zhvillohet me procedurë të shkurtuar, nëse shpallet fajtore, dënimi i saj do të ulet në 2 vite burg.
Ndërsa për Antonela Berishën, prokuroria ka kërkuar 3 vite shërbim prove, që në bazë të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor të vitit 2024 dhe akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.