Kompania e automjeteve luksoze Ferrari ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për caktimin e tarifave 25% për çdo makinë importi në SHBA.
Kompania italiane njoftoi se duke nisur nga 1 Prilli, modele të caktuara të Ferrarit do të kenë rritje çmimi me 10% për tregun amerikan.
Kështu, rritje e çmimit do të ketë për modelet Ferrari Purosangue SUV, F80 etj.
Konkretisht, modeli Purosangue SUV që fillon nga rreth 430 mijë Dollarë, do të shtrenjtohet me rreth 43 mijë Dollarë.
Modeli F80 që kushton nga 3.5 milionë Dollarë, do të shtrenjtohet me rreth 350 mijë Dollarë.
Sipas Presidentit Trump, tarifat prekin të gjitha kompanitë e makinave që nuk prodhohen në SHBA.
Ferrari është një ndër to që të gjitha makinat i prodhon në fabrikën Maranello në Itali.
Blerësit e makinave Ferrari janë përgjithësisht persona shumë të pasur.
Por pavarësisht kësaj, një muaj më parë CEO i Ferrarit tha në një intervistë për median amerikane CNBC se duhet të tregohej kujdes ndaj kostos së shtuar të çmimit.
Vendimi i Donald Trump për vendosjen e tarifave për makinat e importit në SHBA ka zemëruar Europën, Kanadanë dhe shtete të tjera.