Tajlanda u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 7.7.
Kryeqyteti Bangkok ishte më i godituri.
Një video nga Bangkoku tregon se si shkatërrohet një ndërtesë shumëkatëshe që ishte në ndërtim. Punëtorët dhe kalimtarët aty pranë vrapojnë për të shpëtuar.
Nga shembja e kësaj gradaçele humbën jetën të paktën 2 persona dhe të paktën 50 të tjerë u plagosën.
Shtatë persona të tjerë janë gjetur të gjallë nën rrënoja.