Prokuroria e Posaçme ngre alarmin për tre çështje kyçe që mund të kërcënojnë funksionimin e saj.
Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm.com, SPAK i druhet ndryshimeve të mundshme ligjore, të cilat i konsideron me rrezik të lartë.
Për këtë arsye, institucioni planifikon të ketë një qasje parandaluese për të mbrojtur integritetin e punës së tij.

Një tjetër shqetësim i madh i SPAK është rreziku i sulmeve kibernetike, veçanërisht pas incidentit që ndodhi gjatë arrestimit të Zambak Gjonajt.

Ky precedent ka ngritur alarmin mbi sigurinë e të dhënave dhe komunikimeve të brendshme të institucionit.Gjithashtu, SPAK e konsideron si një rrezik të lartë shantazhin nga grupet kriminale dhe zyrtarët e politikës, të cilët mund të synojnë të ndikojnë në punën e prokurorisë.
Në strategjinë e saj, SPAK parashikon masa për të përballuar këto sfida dhe për të siguruar vijimin e hetimeve pa ndërhyrje të jashtme.
Ky dokument tregon qartë sfidat dhe presionet me të cilat përballet institucioni dhe rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.