Kryetari i Bashkisë së Tiranës, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka risjellë në vëmendje një nga nismat e para të realizuara, që ishte rikonceptimi i 8 biblotekave të reja në lagjet e Tiranës.
Veliaj shprehet se këto bibloteka janë kthyer në qendra ku promovohet edukata.
“Puna për të rikonceptuar 8 bibliotekat e reja në lagjet e Tiranës ishte një nga nismat tona të para, e po aq domethënëse për të mbushur me jetë disa ndërtesa që kishin mbetur për shumë vite në harresë. Sot ato janë kthyer jo thjesht në biblioteka ku mund të lexosh një libër, por janë qendra ku ndodhin gjëra, ku bisedohet, debatohet, promovohet dhe ku nxitet edukata qytetare. Krenar”, theksoi Veliaj në postimin e tij.