Kërkimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të rrisë rrezikun për prekjen nga skleroza e shumëfishtë (MS), dhe një studim i ri sugjeron se marrja e saj në doza të larta mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave.
Studimi përfshiu 303 persona në Francë që kishin përjetuar sindromën klinikisht të izoluar.
Një grup pjesëmarrësish morën doza të larta vitaminë D3 çdo dy javë për 24 muaj.
Në mesin e atij grupi, 60.3% përjetuan rikthim të simptomave.
Në krahasim, 74.1% e atyre që morën një placebo përjetuan të njëjtat efekte, që përbën një “dallim statistikisht domethënës”, shkruajtën studiuesit nga CHU Nîmes, Universiteti Montpellier dhe qendra për sklerozën e shumëfishtë në Francë.
Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën JAMA.
“Marrja e vitaminës D me dozë të lartë çdo dy javë uli ndjeshëm aktivitetin e sëmundjes në fazën e hershme të rikthimeve”, thanë studiuesit.
“Këto rezultate kërkojnë studime të mëtejshme, duke përfshirë rolin e mundshëm të vitaminës D me dozë të lartë në trajtim shtesë.”
“Këto zbulime sugjerojnë se vitamina D në doza të larta mund të jetë një qasje premtuese për reduktimin e aktivitetit të sëmundjes në fazat shumë të hershme të MS,” tha Bruce Bebo, nënkryetar ekzekutiv i kërkimeve në Shoqatën Kombëtare për MS në Oregon
Megjithatë, studime të mëparshme të publikuara nuk arritën të lidhin marrjen e vitaminës D me reduktimin e aktivitetit të sklerozës së shumëfishtë, ndonëse u përdorën doza më të ulëta.