Blerje me POS:
Ky shërbim u jep bizneseve mundësinë për të pranuar pagesat nëpërmjet POS (Point of Sale). Klientët mund të blejnë produkte/shërbime duke kryer pagesën me kartë. Pagesat transferohen automatikisht nga karta e klientit në llogarinë e biznesit pranë Bankës.
Avantazhet:
- Më pak risk lidhur me sigurinë dhe transportin e parasë cash.
- Mundësi për të rritur numrin e klientelës, sidomos të atyre që preferojnë të mbajnë pak para cash me vete dhe të paguajnë me kartë.
- Mundësi për të zgjedhur teknologjinë që të përshtatet për sektorin e aktivitetit tënd.
POS = SUKSES, kjo është formula që i duhet biznesit tënd!
Më shumë klientë
Më shumë përfitime
Instalim i shpejtë, shërbim i dedikuar!
Eja në Credins dhe fillo një ekperiencë të re për biznesin tënd!
Apliko online përmes linkut: https://shorturl.at/tJOWA