Nuk është më një rast izoluar kthimi i produkteve uahqimore shqiptare nga vendet e BE-së. Por këto produtke si të rrezikshme në vend të azgjesimit pasi ndalohen të hahen nga qytetarë e BE-së, me çmime të kripura u shiten shqiptarëve edhe pse duhet të azgjesoheshin. Kjo situatë e përsëritur ndodh edhe me bekimin e institucioneve publike me parimin një vesh shurdh e një sy qorr.
AKU u përfshi në Skandalin e Manderinave
AKU lejoi futjen në treg të tonelata fileto pule me salmonelë
Ngjarje këto në harkun kohor të disa javëve❗️

Pas mandarinave, Kroacia kthen pas speca me pesticide të rrezikshme nga Shqipëria
Kroacia ka ndaluar në kufi edhe një ngarkesë me speca të nisura nga Shqipëria, të klasifikuara si produkt me rrezik të lartë për konsumatorët. Më datë 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria, me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh – të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Për RAFSS, njoftimi i dhënë në kufi është klasifikuar si shqetësim serioz.Pas analizave të kryera nga pala kroate ka rezultuar se specat kanë patur prani të tepërt “flonicamidi”.Flonicamidi është një insekticid që përdoret në fushë dhe në serra. Ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe një paqëndrueshmëri të ulët. Ai përdoret kundër dëmtuesve hemipterous, si afidet dhe mizat e bardha, dhe dëmtuesit tizanopterë. Pesticidi ka një toksicitet të moderuar tek gjitarët (në këtë kategori futen njerëzit) dhe mund të jetë helmues për mëlçitë dhe veshkat.Por edhe pse lajmërimi me “alarm të kuq” është dhënë nga Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF), Autoriteti Kombëtari i Ushqimit dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar.Megjithëse ka kaluar një muaj nga kthimi i ngarkesës me specat helmues nuk dihet se ku kanë përfunduar ato. Shqipëria ka një rekord shumë problematik me ushqimet që kthehen nga vendet e tjera për prani helmesh apo pesticidesh të palejuara. Pak muaj më parë, një ngarkesë me mandarina e kthyer po nga Kroacia për përmbajtje pesticidesh të palejuara, u rishit në tregun shqiptar.
Kapitali.al
Skandali Mandarinave
Skandali Salmonelës