Jonaid Myzyri, kreu i Prokurimeve Publike, i njohur ndryshe si “gjykata” që vendos fatin e tenderimeve publike, ka qëndruar këtë të hënë për afro dy orë në ambientet e SPAK.
WebLajm mëson se ai është pyetur në lidhje me veprimet e institucionit që drejton, në raport me tenderat për investimet në Unazën e Madhe të Tiranës.
Në përfundim të deklarimeve, Myzyri nuk dha asnjë koment për mediat, ndërsa kjo është hera e dytë që ai paraqitet në SPAK, pas një thirrjeje të mëparshme në shkurt të vitit 2024.
Myzyri duke dalë nga SPAK
Lexo më shumë