Agron Shehaj sugjeron mbylljen (suprimim financiar) e RTSH sepse sipas tij ky TV shpenzon mbi 30 milione euro ne vit.
Zoti Shehaj del para selise se ketij televizioni te shqyer nga kompetitoret private dhe qeverite e ketyre 30 viteve; te cilet kane bere ujdi strategjike mbi kurrizin e RTSH.
Zoti Shehaj nuk del fjala vjen para selise se Tv Klan ose Top Channel ose Vizion Plus etj, ndonese keto TV funksionojne ne nje treg favoresh te dyshimta dhe gjasat jane qe e rendojne buxhetin sa 50 fishi i RTSH-se.
Zoti Shehaj duhej te ishte konsultuar me profesioniste te ketij sektori dhe ndoshta do kishte kuptuar se tregu permiresohet kur ti rrit steken e administrimit dhe kuadrit ligjor shteteror dhe jo kur i ve drynin interesit publik dhe nuk pipetin per maskaraden e privateve ne kete treg.
RTSH ka te gjitha shanset te jete rregullator i ketij tregu dhe me standard teper te mire.
Zoti Shehaj me kete deklarate eshte bere pale e oligarkise mediatike dhe nga sot çdo gazetar apo media qe deshiron te funksionoje ne kete treg pa u shnderruar ne monster apo oligark, ka ne dore te mos publikoje me asnje deklarate te Shehajt deri ne momentin qe ai kerkon falje per kete gafe.
Zhgenjim shume i madh kjo deklarate.
Nga Habjon Hasani / Botues i Hashtag

Deklarata dhe Link i Postimit të Shehaj në FB

👇