Anija italiane “Libra” me 40 emigrantë mbërriti në brigjet shqiptare, në Shëngjin, të cilët do të transferohen në kampin e Gjadrit.
Të gjithë emigrantëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali. Deri në plotësimin e dokumentacionit për riatdhesimin në vendet e tyre pas refuzimit të azilit, do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit në vendin tonë.
Këtij kampi iu ndryshua funksioni për shkak të mosmarrëveshjeve mes Qeverisë Italiane dhe Gjykatës së Romës, që ndalonte funksionimin e kampit të Gjadrit si qendër pritje për refugjatët që shpëtoheshin në det.
Për këtë arsye, kampit të Gjadrit iu ndryshua funksioni si një kamp ku do të qëndrojnë përkohësisht emigrantët të cilëve Italia u ka mohuar azilin, deri në riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës.